Harduer

Ultrabooku i Vizio thyen traditën

Aug 1 2012
0 Shpërndarje
Ultrabooku i Vizio thyen traditën

Edhe pse Ultrabooku është vërtetë një pajisje shumë e dashur kohëve të fundit, megjithatë të gjitha modelet kanë një problem. Rezolucion e ulët që kanë pothuajse të gjitha ato të brezit të parë apo të dytë. Edhe modelet më të mëdha si 15.6 inç i Acer dhe ai i HP-së të dyja kanë një rezolucion 1366×768 ndërsa seria 9, 15 inç i Samsung  ka 1600×900.

Gjithsesi ka  dal një model që e thyen këtë traditë, dhe ky është ultrabooku 15.6 inçësh i Vizio. Ultrabooku i Vizio ka një rezolucion prej 1920×1080. Gjithsesi nuk është aq për t’u çuditur pasi Vizio në janar lajmëroi për një seri të ultrabookëve në CES. Tani ajo është e disponueshme për blerje, ku ka edhe mundësi blerjeje online.

Sidoqoftë, ky model Full HD vjen me një çmim. Modeli bazë fillon prej 950 dollarësh dhe ka një procesor Core i3 3217U e fiksuar në 1.8Ghz, 4GB DDR3-1333 RAM, grafikë HD 4000 të Intel, 128GB SSD, 802.11n dual-band Wi-Fi, dalje HDMI, dy porte USB 3.0, kamera 1.3 MP dhe Windows 7 Home Premium 64-bit.

Me 50 dollarë shtesë Vizio azhurnon procesorin në Core i5 3317U 1.7 GHz, ndërsa modeli i avancuar me 1250 dollarë ka një Core i7 3517U në 1.9GHz, dhe dyfishin e SSD. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>