Siguri

Ulet numri i maluereve të marra nga faqet pornografike, rritet ai nga faqet e IT-së

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
Ulet numri i maluereve të marra nga faqet pornografike, rritet ai nga faqet e IT-së

cyberPrej kohësh taktika kryesore e kriminelëve kibernetikë ka qenë integrimi i maluerëve në faqet pornografike, por mesa duket kjo metodë ka filluar të ndryshojë. Kohët e fundit janë faqet e teknologjisë së informacionit ato që po ngarkohen me lloje të ndryshme sulmesh dashakeqëse ndaj konsumatorëve.

Ky raportim vjen nga analiza e Websense. Sipas kësaj analize, 85% e linqeve të dëmshme gjatë vitit të kaluar, u gjendën në faqe legjitime të cilat ishin kompromentuar nga kriminelët kibernetikë. Kjo shënon një rritje nga 82% që ishte para 2 vjetësh.

Shtegu ku po përqëndrohen kriminelët janë infektimi i faqeve që lidhen me fushën e teknologjisë së informacionit, përfshi faqet e lajmeve, blogjet apo shitësit, të cilat viziohen shpesh gjatë kohës që njerëzit janë në punë.

Kjo rezulton të jetë metodë tepër frytdhënëse duke qenë se pjesa më e madhe e bizneseve bllokojnë përgjithësisht vetëm faqet me përmbajtje erotike apo ato që lidhen me kumarin, duke lënë të hapura për punonjësit faqet ku diskutohet mbi temat e IT-së, për shkak se këto të fundit mund të jenë tepër produktive gjatë orarit të punës. Pas kategorisë së teknologjisë së informacionit, si më të preferuarat për të linqe dashakeqëse, vjen sektori i biznesit dhe ekonomisë.

Vendet me sasinë më të madhe të maluerëve nëper faqet online janë SHBA, Federata Ruse dhe Gjermania. Ndërsa top 3 “viktimat” janë SHBA, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Menjëherë sapo infektohet kompjuteri apo pajisja e një punonjësi, ka shumë mundësi që të fillojë transmetimi i të dhënave sensitive të kompanisë përmes rrjetit drejt sulmuesit (sistemi i ashtuquajtur komando dhe kontrollo (command and control CnC)).

Sipas raportit, vendet me numrin më të madh të servera CnC janë Kina, SHBA dhe Rusia. Të treja së bashku përbëjnë gjysmën e gjithë aktivitetit të njohur aktualisht të këtij lloji. (CIO Albanian)

Tags >

malware
Lajmet e fundit>