Siguri

Uebsajti i referendumit Brexit mund të ketë qenë shënjestër e një sulmi kibernetik

Apr 12 2017
0 Shpërndarje
Sipas statistikave zyrtare, 525.000 persona kanë aplikuar atë ditë përmes uebsajtit. Megjithatë Kryeministri i atëhershëm Britanik shtyu afatin e regjistrimit edhe me 48 orë. Uebsajti i referendumit Brexit mund të ketë qenë shënjestër e një sulmi kibernetik Photo Source: Reuters

Një uebsajt i cili shërbente për regjistrimin e votuesve në referendumin e vitit të kaluar për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian pati probleme të shumta deri në atë pikë sa deputetët Britanik besojnë se ka qenë objektiv i një sulmi kibernetik.

Sajti dështoi më 7 Qershor vitin e kaluar pak orë përpara se procesi i regjistrimit të mbyllej. Qeveria Britanike dhe administratorët elektoralë fajësuan kërkesën e lartë.

Por deputetët e Komitetit të Administratës Publike thonë se një sulm kibernetik nuk është një opsion të duhet të injorohet. Ky sugjerim i tyre erdhi në një raport të publikuar me titull “Mësimet e nxjerra nga Referendumi i BE-së.”

Raporti jepte prova se faqja ishte sulmuar. Sakaq zyra përgjegjëse për uebsajtin shprehet në raportin e saj se dështimi erdhi si rezultat i numrit të lartë të përdoruesve. Uebsajti doli jashtë funksionit pak minuta përpara se të fillonte debati televiziv i cili do të ftonte njerëzit të aplikonin përpara mbylljes së tyre.

Sipas statistikave zyrtare, 525.000 persona kanë aplikuar atë ditë përmes uebsajtit. Megjithatë Kryeministri i atëhershëm Britanik shtyu afatin e regjistrimit edhe me 48 orë.

Komiteti i cili ngre këto dyshime të forta kërkoi nga qeveria ndërtimin e një Qendre të Sigurisë Kibernetike nga ku do të monitorohen dhe adresohen sulmet kibernetike ndaj subjekteve politike, zgjedhjeve dhe referendumeve. /CIO Albanian

Tags >

Brexit
Lajmet e fundit>