Internet

Udhëzim për adoleshentët që përdorin Facebook

Aug 19 2011
0 Shpërndarje
Udhëzim për adoleshentët që përdorin Facebook

Facebook ka botuar një udhëzim falas, me 20 faqe për adoleshentët, që i këshillon prindërit dhe arsimtarët e tyre se si të sigurojnë privatësinë dhe mbrojtjen e tyre në faqe.

I titulluar “Një udhëzim për Sigurinë e Facebook-ut”, është e gatshme në faqedhe ishte shkruar bashkarisht nga ekspertët e sigurisë Linda McCarthy dhe Keith Watson dhe nga editori dhe arsimtari Denise Weldon-Siviy.

McCarthy ka më shumë se 20 vite përvojë në IT sigurinë dhe ka punuar si drejtor i sigurisë në internet në Symantec, ndërsa Watson është një IT hulumtues në Universitetin Purdue.

Udhëzimi shkon nëpër tema si sigurimi i qasjes në llogaritë në Facebook nëpërmjet përzgjedhjes dhe përdorimit të fjalëkalimeve të përshtatshme; shmangia nga rënia pre e sulmeve keqdashëse; përparësia e veçorive shtesë të sigurisë në këtë faqe, si enkriptimi HTTPS, fjalëkalimet një-kohësh dhe njoftimet për kyçjet; njohja e mashtruesve; dhe rikthimi i një llogarie të vjedhur.

“Ky udhëzim është tërësisht rreth forcimit tuaj për të Zotëruar Hapësirën Tuaj – për ta kuptuar se çfarë është duke bërë Facebook për ta bërë faqen të sigurtë dhe të mbrojtur dhe për të ndërmarrë veprime që janë të nevojshme në botën e re dixhitale për të mbrojtur veten tuaj dhe llogarinë tuaj,” shkruajnë autorët.

Privatësia dhe siguria kanë qenë një çështje e kahmotshme e rrjetit shoqëror, që kanë shkaktuar tërheqje të sulmeve për arsye të sasisë së informacionit që njerëzit postojnë në profilet e tyre.

Si rrjeti më i njohur në botë, çështje të këtilla kanë qenë serioze, megjithë suksesin e madh të rrjetit, ku nganjëherë njerëzit viktimizohen për shkak të njerëzve me të cilët takohen online.

Ekspertët e theksojnë që njerëzit kanë nevojë të njohin veçoritë e privatësisë të ofruara nga faqet e mediave shoqërore që i përdorin ata, e poashtu të jenë të njoftuar dhe të ruajtur rreth sjelljeve për siguri.

Me fjalë të tjera, njerëzit mund të përfundojnë duke i paraqitur fotografitë e tyre, postimet, videot dhe përmbajtje të tjera tek më shumë njerëz se sa që synojnë, ose të bëhen viktimë e ndonjë mashtrimi në të cilën llogaria e tyre në këtë rrjet rrezikohet, duke drejtuar mundësi për vjedhje të identitetit dhe mashtrime financiare./cio.al

Lajmet e fundit>