Business & Management

Uber redukton humbjet në 1.1 miliardë dollarë

Feb 14 2018
0 Shpërndarje
Rezervimet u rritën me 14% në 11.1 miliardë dollarë. Në tre mujorin e tretë të vitit kompania raportoi 1.46 miliardë dollarë humbje dhe 2 miliardë dollarë të ardhura. Uber redukton humbjet në 1.1 miliardë dollarë

Humbjet e Uber vijuan të reduktoheshin në tre mujorin e katërt të vitit në 1.1 miliardë dollar nga 1.46 mliardë dollar që ishin tre mujorin paraardhës.

Pioneri i aplikacionit të taksive pati rritje të ardhurash me 11.8% në 2.2 miliardë dollarë.

Muajin e kaluar falë një marrëveshjeje me grupin SoftBank, kompania ngriti 14 miliardë dollarë investim ku konglomerati Japonez do të përfitonte në këmbim 17.5% të aksioneve.

Rezervimet u rritën me 14% në 11.1 miliardë dollarë. Në tre mujorin e tretë të vitit kompania raportoi 1.46 miliardë dollarë humbje dhe 2 miliardë dollarë të ardhura.

Javën e kaluar kompania tha se do të paguante 245 milionë dollarë për të mbyllur çështjen ligjore me biznesin e sistemin e automatizuar për makinat Waymo. /CIO Albanian

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>