Aplikacione

Uber raportohet të ketë humbur 1.27 miliard dollar në gjashtë mujorin e parë të 2016-tës

Aug 26 2016
0 Shpërndarje
Uber raportohet të ketë humbur 1.27 miliard dollar në gjashtë mujorin e parë të 2016-tës

UBERVB_STRV-930x1240Gjigandi i shërbimit të taksive Uber humbi 1,27 miliard dollar në taksa, ulje çmimesh dhe amortizim vetëm në gjashtë mujorin e parë të 2016-tës, raportoi Bloomberg ditën e Enjte duke cituar burime të besueshme.

Subvencionet që Uber u garanton taksistëve është edhe arsyeja kryesore e humbjeve ishte shprehur shefi i financave Gautam Gupta për investitorët shkruante Bloomberg. As Uber e as investorët kryesor Goldman Sachs dhe Jeff Bezos i Amazon nuk e komentuan ngjarjen.

Kompania humbi 520 milion dollar në tre mujorin e parë të vitit dhe 750 milion dollar të tjera në tremujorin e dytë raportoi Bloomberg. Uber i cili ka një vlerë tregu prej 69 miliard dollarësh, humbi të paktën 2 miliard dollar në 2015-tën vijon raporti.

Por të ardhurat e kompanisë u rritën me 1.1 miliard dollarë në tre mujorin e dytë nga 960 miliard dollar në tre mujorin e parë. Prenotimet u rritën në 5 miliard dollar nga 3,8 miliard dollar në tre mujorin e parë. (CIO Albanian)

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>