Business & Management

Komisioni Europian shpalli 9 finalistët e konkursit Kryeqyteti Europian i Inovacionit 2016

Jan 26 2016
0 Shpërndarje
Komisioni Europian shpalli 9 finalistët e konkursit Kryeqyteti Europian i Inovacionit 2016

i-capital-poster9 qytete të cilat kanë pasur një sukses të vërtetë në promovimin e inovacionit kanë arritur në fazën finale të European Capital of Innovation Award 2016. Kjo listë u publikua më 21 Janar nga Komisioni Europian.

Carlos Moedas, Komisioner për Hulumtimin, Shkencën dhe Inovacionin, u shpreh: “Aplikimet e këtij viti padyshim janë inspiruese. Arritjet e secilës prej projekteve janë të shkëlqyera duke inkurajuar të tjerë të investojnë në ekosistemet e tyre inovative. Këto qytete pionere të inovacionit premtojnë një të ardhme të ndritur.”

9 finalistës janë: Amsterdam, Berlin, Eindhoven, Glasgow, Milano, Oksford, Paris, Torino dhe Viena. Këto finalistë janë përzgjedhur nga një juri e përbërë prej ekspertësh të pavarur. Çmimi i parë garanton 950,000 Euro, i dyti 100,000 Euro dhe i treti 50,000 Euro. Fituesit do të shpallen në muajin Prill.

European Capital of Innovation Award startoi në 2014-të dhe aktualisht kurorën si qyteti me ekosistemin më inovativ e mban Barcelona. Pjesëmarrja në këtë konkurs është vetëm për qytetet me mbi 100,000 banorë në vendet anëtare të Bashkimit Europian, anëtarët e Horizon 2020 dhe anëtarët pjesë e programit të hulumtimit dhe inovacionit të Komisionit Europian. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>