Harduer

Txtr Beagle, tableta e-reader më e lirë në botë

Oct 13 2012
0 Shpërndarje
Txtr Beagle, tableta e-reader më e lirë në botë

Nëse mendonit se Amazon Kindle e-reader kishte një çmim të favorshëm prej 119$, atëherë do t’ju interesojë Txtr Beagle, që kushton vetëm 13$.

Me siguri prisni disa të meta për një çmim aq të lirë në krahasim me pajisjet e tjera të llojit të saj. Tableta nuk mbështet Wifi apo 3G, ka 4GB hapësirë jo të shtueshme dhe merr tre bateri AAA një herë në vit.

Nëqoftëse këto gjëra nuk ju bezdisin, atëherë kjo mund të jetë e-reader perfekt për ju. Pajisja mund të ketë potencial në treg për shkak të çmimit të saj të ulët.

Ajo vjen në ngjyra të ndryshme për të kënaqur shijet e gjithkujt. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>