Internet

Twitter vazhdon me blerje

Jun 1 2011
0 Shpërndarje
Twitter vazhdon me blerje

altTwitter, që ka vënë si prioritet kryesor gjenerimin e të dhënave nga reklamat, ka blerë AdGrok, kompaninë softueri i të cilës është dizajnuar që të thjeshtësoj krijimin dhe menaxhimin e kampanjave duke përdorur shërbimin reklamues të Google, AdWords.

Që nga e marta AdGrok ka ndalur pranimin e konsumatorëve të rinj. Kompania do të ndal operacionet e saja për menaxhim biznesor të AdWords dhe do të fshij serverët e saj deri më 30 qershor, duke u fokusuar kështu vetëm në përmirësimin e teknologjisë reklamuese të Twitter.

“Me 30 qershor, ne gjithashtu do të ç’lidhim të gjithë konsumatorët nga llogarit AdGrok Google dhe në mënyrë të sigurt do të pastrojmë databazën tonë. Të dhënat e performancës dhe strukturat e kampanjave s’do të ndahen me Twitter,” shkruante në bllogun e kompanisë.

E bazuar në San Francisco, AdGrok ishte themeluar vitin e kaluar dhe në fillim ishte përkrahur nga firma investuese Y Combinator.

Teknologjia AdGrok sipas të gjitha gjasave do të gjej veten në shërbimin “Cicërimat” e promovuara të Twitter (Promoted Tweets) që është e ngjashme me AdWords të Google. Cicërimat e Promovuara janë poste në Twitter të destinuara për reklamimi që shfaqen në rezultatet e kërkimit në Twitter kur ato përmbajnë njërën nga termet e kërkuara. Reklamuesit i paguajnë Twitter-it për Cicërimat e Promovuara kur përdoruesit përfundimtar realizon ndonjë veprim si postimi, shtypja, ri-cicërimi, replikimi, ose vendosja si “e preferuar” për atë cicërim të promovuar.

Twitter ka bërë edhe disa blerje tjera me qëllim që të përmirësoj teknologjinë reklamuese, pëfshirë blerjen e Smallthought Systems, prodhuesit të aplikacioneve analitike në ueb të hostuar në cloud, Trendly. Reklamuesit përdorin me të madhe softuerët analitikë për të vlerësuar efektivitetin e kampanjave reklamuese në internet dhe për të përshtatur këto në mënyrë të duhur.

Pasi është bërë makina mikroblloguese e preferuar për individët, yjet e shoubizit, dhe biznesmenët, gjatë vitit të kaluar Twitter ka tentuar vazhdimisht të rrit të hyrat e saja dhe të krijoj një biznes vet-mbështetës të barabartë me popullaritetin që ka arritur.

Lajmet e fundit>