Internet

Twitter u ndërpre për një orë

Jun 23 2012
0 Shpërndarje
Twitter u ndërpre për një orë

Twitter gjatë ditës së enjte kishte pasur probleme teknike, megjithëse blogu i vet për një kohë tha që ndërprerja është zgjidhur.

Sipas Ueb faqes www.dowrightnow.com, raportohet se Twiter nuk ishte në dispozicion për shumicën ose të gjithë përdoruesit. Në ora 10.30 paradite, ndërmarrja tha që problemi ishte zgjidhur, por vetëm përpara orës 11 kjo ndërmarrje kishte rishikuar deklaratën e vet.

“Ende vazhdojmë të kemi probleme, por inxhinierët tanë janë duke punuar për t’i zgjidhur ato,” ishte thënë në blogun e ndërmarrjes.

Ndërmarrja nuk deshi të japë më shumë shpjegime rreth problemeve.

Ray Wang, shef ekzekutiv i Constellation Research tha që Twitter është duke ndërtuar infrastrukturën e vet për ta përshtatur për më shumë përdorues, rreth një miliard sosh, dhe ky mund të ketë qenë shkaktari i këtyre defekteve.

“Kjo gjë nuk është shumë e vështirë për t’u bërë, dhe shumica e rregullimeve të infrastrukturës tashmë janë gati,” tha ai.

Sipas blogut të ndërmarrjes Twitter, kjo është ndërprerja e parë që ka ndodhur që nga fillimi i muajit maj. (CIO Albanian)

Tags >

twitter
Lajmet e fundit>