Business & Management

Twitter tejkalon pritshmëritë e Wall Street, lajmëron shkurtim të fuqisë puntore me 9%

Oct 27 2016
0 Shpërndarje
Twitter tejkalon pritshmëritë e Wall Street, lajmëron shkurtim të fuqisë puntore me 9%

Rrjeti social Twitter lajmëroi ditën e Enjte se do të shkurtojë 9% të fuqisë puntore globale për të mbajtur kostos në nivele të ulëta pavarësisht se raporti financiar i kompanisë tejkaloi pritshmëritë e Wall Street.

Aksionet e Twitter shënuan rritje pas publikimit të të dhënave financiar për tre mujorin e fundit duke shkuar në 17.52 dollar. Të ardhurat ishin rritur me 8% në 616 milion dollar duke ngjallur optimizëm tek kompania pas një situate të vështirë që po kalon.

Të ardhurat nga reklamimi kapën shifrat e 545 milion dollar, një rritje m 6%. 90% e të ardhurave nga reklamimi u gjeneruan nga platformat mobile.

Shefi i Financave të Kompanisë, Anthony Noto tha se kompania shpreson të shndërrohet në fitimprurëse në 2017-tën. Një nga prioritetet kryesore të rrjetit social është rritja e industrisë së video live në bashkëpunim me organizata të shquara si rasti i Ligës Kombëtare të Futbollit në SHBA.

Baza e përdoruesve gjithashtu u rrit me 3% duke shkuar në 317 milion përdorues aktivë në muaj duke tejkaluar përsëri pritshmëritë e analistëve për 316.3 milion. Gjatë Tetorit kompania zbuloi planet e shitjes brenda muajit të cilat dështuan pas tërheqjes së Salesforce dhe Google. (PCWorld Albanian)

Tags >

twitter
Lajmet e fundit>