Business & Management

Twitter raporton rritje të bazës së përdoruesve aktivë mujor më 9 milion

Apr 26 2017
0 Shpërndarje
Konkretisht Twitter raportoi rritje me 6% në përdoruesit aktivë mujor. Krahasuar me tre mujorin e kaluar kemi të bëjmë me një rritje prej 9 milion përdoruesish aktivë. Twitter raporton rritje të bazës së përdoruesve aktivë mujor më 9 milion

Aksionet e rrjetit social Twitter shënuan rritje të menjëhershme pas shërbimi i njohur i mikroblogimit raportoi një rritje përtej parashikimeve të bazës së përdoruesve në tre mujorin e parë të këtij viti.

Megjithatë të ardhurat e kompanisë ranë për herë të parë që nga debutimi i rrjeti social në treg.

Rritja vjen pas disa muajsh stazhinim, një periudhë e cila vuri në diskutim jo vetëm të ardhmen e CEO-s Jack Dorsey por edhe vetë kompanisë e cila kërkoi një blerësit vitin e kaluar.

Konkretisht Twitter raportoi rritje me 6% në përdoruesit aktivë mujor. Krahasuar me tre mujorin e kaluar kemi të bëjmë me një rritje prej 9 milion përdoruesish aktivë.

Sipas Dorsey një prej faktorëve që kanë kontribuar në këtë tre mujor pozitiv ka qenë mënyra e shfaqjes së cicërimave për nga rëndësia dhe jo nga kronologjia. Analistët kishin parashikuar 321.3 milion përdorues aktivë në muaj ndërsa Twitter kishte 328 milion.

Të ardhurat ranë më 7.8% në 548.3 milion dollar, e para rënia që nga dalja në bursë. Të adhurat nga reklamimi, që janë edhe burimi kryesor i parave për Twitter, ishin 474 milion dollar. Edhe pse me rënie, ato përsëri thyen pritshmëritë e analistëve që parashikonin 442,7 milion dollar. /CIO Albanian

Tags >

twitter
Lajmet e fundit>