Aplikacione

Twitter planifikon të sjell video klipe reklamuese në furnizuesin tuaj me cicërima

May 24 2013
0 Shpërndarje
Twitter planifikon të sjell video klipe reklamuese në furnizuesin tuaj me cicërima

twitterTwitter në skenë në Javën e Internetit gjatë të enjtes në Nju Jork doli me një produkt të ri reklamues për brendet konsumerike dhe mediatike.

I quajtur “Twitter Amplify”, produkti iu mundëson brendeve mediatike dhe bashkëpunëtorëve të tyre reklamues që të reklamojnë klipe televizive në Twitter.

Twitter filloi të testojë këto njësi reklamuese më herët gjatë pranverës me disa bashkëpunëtorë të ndryshëm mediatikë, duke përfshirë Turner Boradcasting dhe ESPN të Disney. Ja një shembull nga ESPN dhe NBA, që gjatë javës së kaluar transmetoi klipe nga një lojë në NBA e shoqëruar me reklama për “After Earth”:

Bllokimi MADHOR i Roy Hibbert. Njëri nga më të mirët që do të shihni #NBARapidReplayon.nba.com/Z4vJmb

-NBA (@NBA) 19 maj, 2013

Në mesin e bashkëpunëtorë të tjerë mediatikë janë A&E, BBC America, Conde Nast, Discovery, Fox, Major League Baseball dhe WWE. Një listë e plotë e bashkëpunëtorëve mediatikë mund të shihet këtu.

Reklamat premtojnë që do të ndihmojnë reklamuesit që të zgjerojnë porositë e tyre përtej audiencës së transmetuesve televizivë për të arritur deri tek ndjekësit e tyre në Twitter. Ato po ashtu do të shërbejnë si rikujtim për përdoruesit që të rrinë të kyçur, tha në një postim në blog, Glenn Brown, që është drejtor i përmbajtjes së reklamuar dhe sponsorizimeve në Twitter.

Përveç lajmërimit për Amplify, Twitter lajmëroi po ashtu për planet për të filluar testimin e reklamimit të synuar në TV me bashkëpunëtorë të caktuar.

Duke përdorur një “dashborad” të re të reklamave televizive, Twitter thotë që ata bashkëpunëtorë do të jenë në gjendje që të kenë si objektivë porositë e tyre, në formë të Cicërimave të Veçuara, për përdoruesit e Twitter të cilët tashmë kanë parë reklamat e tyre në TV. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>