Business & Management

Twitter ndryshon shefin e produktit për të tretën herë brenda vitit

Dec 2 2016
0 Shpërndarje
Twitter ndryshon shefin e produktit për të tretën herë brenda vitit

File photo of the Twitter logo displayed on a screen on the floor of the NYSETwitter caktoi Keith Coleman, themeluesin e startupi Yes, si shefin e ekipit të produktit dhe është ekzekutivi i tretë që vendoset në krye të këtij divizioni brenda një viti.

Twitter bleu zhvilluesin e aplikacioneve Frenzy dhe WYD – What you doing dhe detajet e marrëveshjes nuk u bënë të ditura.

“Yes! Keith dhe ekipi i tij po i bashkohen Twitter për të përmirësuar shërbimin tonë,” tha shefi ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey.

Përpara ardhjes së Keith në krye të produktit pranë Twitter ishte Jeff Seibert i cili qëndroi në këtë rol për 5 muaj.

Prej muajsh rrjeti social Twitter është përfshirë nga një ngërç e madje ka pasur spekulime se kompania po elaboronte mundësi të shitjes. (CIO Albanian)

Tags >

twitter
Lajmet e fundit>