Business & Management

Twitter, mbrojtësi më i madh i privatësisë

Jun 4 2012
0 Shpërndarje
Twitter, mbrojtësi më i madh i privatësisë

Privatësia online ditëve të sotme nuk është një problem i vogël, ku miliona përdorues janë në një farë mënyre të varur nga ndërmarrjet e Internetit si Google, Facebook dhe Twitter për të mbrojtur të dhënat e tyre personale pa marrë parasysh se kush i kërkon ato – duke përfshirë edhe qeveritë.

Në një raport të ri të lëshuar gjatë kësaj jave, Fondacioni i Kufijve Elektronik përcaktoi 18 ndërmarrje të mëdha të Uebit për të zbuluar se cila nga ato mundohet më së shumti të mbrojnë të dhënat, nëse qeveria vjen dhe troket në dyert e tyre.

Fatmirësisht, pas vëzhgimit të rregullave të shërbimit të ndërmarrjeve, politikave të privatësisë, publikimeve të udhëzuesve për zbatim të ligjit dhe historisë së mbrojtjes së privatësisë, grupi i avokatëve për të drejtat digjitale gjeti që, ndërmarrjet e Internetit janë duke punuar për të qenë më transparente me përdoruesit rreth asaj se si mbrohen të dhënat e tyre dhe kur mund të shpërndahen.

“Ofruesit e shërbimeve online janë rojat e disa nga të dhënave tuaja më intime – çdo gjë nga porositë tuaja, deri tek informacioni lokal, identitetet e familjes dhe shokëve tuaj,” tha për Ars Technica, avokatja e lartë e stafit të EFF, Marcia Hofmann. “Ne dëshironim t’iu tregonim ndërmarrjeve që janë duke adaptuar praktikat më të mira dhe duke ndërmarrë hapa përjashtues për të mbrojtur përdoruesit e tyre kundër dinakërisë së qeverisë në gjykata dhe në kongres.”

Nga 18 ndërmarrje të cilat u vëzhguan nga grupi i avokatëve për të drejtat digjitale, vetëm ofruesi i shërbimeve të telefonisë dhe Internetit Sonic.net mori katër yje. Kriteri vlerësues nga EFF, prej të cilëve secili kishte vlerën prej një ylli, ishin “Tregojuni përdoruesve madhësinë e të dhënave,” “Bëhuni transparent për kërkesat e qeverisë,” “Luftoni për privatësinë e përdoruesve në gjykata” dhe “Luftoni për privatësinë e përdoruesit në Kongres.”

Twitteri erdhi në vendin e dytë me tre yje e gjysmë, duke pasur një gjysmë yll vetëm në kategorinë “Bëhuni transparent për kërkesat e qeverisë”. “Ashtu siç tregon L.A. Times, Twitter së fundi vërtetoi gatishmërinë e vet për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve në një rast duke përfshirë Malcolm Harris, i cili ishte një përdorues në Twitter i ngarkuar me sjellje të jo të mirë gjatë protestës “të pushtojmë Wall Street.” Rrjeti social kishte refuzuar të jepte informacionin e tij me ndjekje penale.

Ndërmarrjet e tjera si Apple, Yahoo dhe Microsoft morën vetëm nga një yll, derisa Skype, Myspace, Foursquare dhe Verizon nuk morën fare.

Është e rëndësishme të thuhet që, si një grup i avokatëve të të drejtave digjitale, EFF mund të ketë gjykuar çdo ndërmarrje shumë ashpër. Pastaj sërish, që të dy Myspace dhe Skype së fundi kanë pasur disa polemika për angazhimin e tyre të dobët në mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve – kështuqë rezultatet e tyre mund të mos jenë shumë larg asaj që është në të vërtetë.

Çfarë ju ka befasuar më shumti rreth këtyre rezultateve? Na tregoni në komente. (CIO Albanian)

Të gjitha rezultatet si dhe renditjet finale mund t’i shihni në Ueb faqen e EFF, ose në tabelën e mëposhtme.

Lajmet e fundit>