IT Organizate

Twitter lë të zbraztë pozitën e CTO

May 24 2011
0 Shpërndarje
Twitter lë të zbraztë pozitën e CTO

altCTO i Twitter ka lëshuar kompaninë javën e kaluar dhe nuk ka ndonjë lëvizje për të plotësuar këtë pozitë.

CTO i faqes mikrobloguese, Greg Pass lëshoi vendin e tij të punës javën e kaluar. Pass ishte me Twitter gjatë disa viteve thelbësore të rritjes, duke ardhur në kompani më 2008 kur Twitter kishte blerë kompaninë e tij, Summize, një makinë kërkuese në Twitter.

Bashkëthemeluesi i Twitter, Biz Stone “cicëroi” javën e kaluar në Twitter në lidhje me këtë çështje duke thënë, “Twitter bleu Summize para tri viteve, bashkëthemeluesi @gregpass po largohet – kemi qenë me fat që e kemi patur për kaq shumë kohë.

Në një email dërguar ComputerWorld sot, zëdhënësja e Twitter, Carolyn Penner deklaroi “Nuk po kërkojmë për të plotësuar pozitën e tij, dhe Greg nuk ka ndonjë plan për të ardhmen.” Nuk janë dhënë detaje shtesë për largimin e tij.

Ajo gjithashtu shtoi që kompania nuk po lëviz njerëzit përbrenda që të plotësojnë pozitën. Thjesht po lë pozitën e CTO-së të hapur.

“Po, mendoj që është e çuditshme. Aftësia e çdo kompani teknologjike bazohet në aftësin[ p[r t[ mbijetuar… duket shumë çuditëse për Twitterin të mos dëshiroj të plotësoj atë rol sa më shpejt që është e mundur. A mendoj se janë në një pozitë aq të fortë sa që nuk kanë nevojë për CTO? Por, në fakt s’mund të besoj që ndonjë kompani teknologjike s’do të kishte nivelin e kërkuar që të plotësoj pozitën e CTO-së,” deklaroi Zeus Kerraval, një analist në Yankee Group.

Lajmet e fundit>