Karriere

Twitter emëron një shef të ri produktesh duke qenë se treguesit e shitjeve po bien

Oct 31 2014
0 Shpërndarje
Twitter emëron një shef të ri produktesh duke qenë se treguesit e shitjeve po bien

iaWXIA3KGK3wTwitter Inc. vuri në postin e shefit të produkteve Kevin Weil. Ai zuri vendin e Daniel Graf, i cili ishte i punësuar si fillim në Google Inc dhe që nga muaji prill iu bashkua skuadrës së Twitter-it si shef i produkteve. Tanimë Graf është vendosur në një post tjetër që ka të bëjë me disa projekte speciale të kompanisë.

Shefi Ekzekutiv, Dick Costolo është duke punuar për të sjellë ide të reja novatore dhe për të krijuar një bazë të fortë përdoruesish të Twitter. Kompania me qendër në San Françisko ka bërë shumë përpjekje për të ngritur lart nivelin dhe shitjet e kompanisë në mënyrë që investitorët të mbeten të kënaqur.

Si Graf ashtu edhe zëdhënësja e kompanisë nuk pranuan të komentonin rreth kësaj çështjeje. The Wall Street Journal konfirmoi dje ndryshimin e posteve. Duhet të përmendim se Twitter ka ndryshuar disa ekzekutivë të rëndësishëm këtë vit duke filluar që nga shefi i financave deri tek ai operacional. Kompania këtë javë humbi edhe inxhinierin e saj kryesor Jeremy Gordon si dhe menaxherin e analizave Adam Kinney. (CIO Albanian)

Tags >

twitter
Lajmet e fundit>