Business & Management

Twitter do të lançojë reklamat e targetuara bazuar në ato që postojnë përdoruesit

Apr 20 2013
0 Shpërndarje
Twitter do të lançojë reklamat e targetuara bazuar në ato që postojnë përdoruesit

TwitterPërdoruesve të Twitter do t’u shfaqen së shpejti më tepër reklama bazuar në ato tema mbi të cilat postojnë cicërima.

Karakteristika e re, të cilën Twitter e quan “targetimi në bazë fjalësh kyçe”, është dizajnuar për t’u dhënë reklamuesve mundësinë për të vendosur “Cicërimat e promovuara” në profilet e përdoruesve, duke i targetuar ata në bazë të fjalëve kyçe.

Më parë, Twitter përdorte një seri modelesh (si për shembull cilët njerëz ndiqnin përdoruesit, si ndërvepronin me një cicërimë dhe çfarë bënin me ricicërimat) për të përcaktuar nëse duhet t’i vendoste reklamat në timeline-n e përdoruesve apo jo.

Veçoria e re, e cila u lajmërua prej ditës së mërkurë, do t’u mundësojë kompanive të targetojnë vetë dhe t’i drejtojnë vetë fushatat e tyre të reklamave, bazuar në fjalët e veçantat që do t’i zgjedhin vetë. Sigurisht, kjo veçori i shtohet mundësive të tjera që ofron Twitter, si targetimi në bazë të vendndodhjes, gjuhëve etj.

Twitter ka dhënë edhe një shembull konkret:

Në qoftë se një përson poston një cicërime rreth albumit të preferuar muzikor dhe grupi apo këngëtari do të realizojnë së shpejti një koncert në një vend afër vendndodhjes së tij, atëhere përmes reklamave të targetuara, duke përdorur fjalët kyçe të emrit të këngëtarit/grupit, i dërgohet një link përmes së cilit mund të blejë biletat. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>