Internet

Twitter bllokon cicërimat

Jan 27 2012
0 Shpërndarje
Twitter bllokon cicërimat

Tani Twitter mund të largoj cicërima nga llogaria e përdoruesve për vende të ndryshme derisa ato do të jenë të dukshme gjithkund tjetër, në bazë të një posti në bllogun e kompanisë i publikuar të enjten.

Ky limit lokalizues i vendosur në cicërima do të shërbej për tu përshtatur me shprehjen e lirë të ndaluar në disa shtete të ndryshme.

Twitter-i ka shërbyer shumë për të shpërndarë mesazhe anti-qeveritare në vende të ndryshme si dhe organizimin e protestave dhe të ashtuquajturin “Revolucion të Pranverës Arabe”. Pikërisht ngjyrosja e Twitter me definicione të tilla ka ndikuar në bllokimin e këtij shërbimi në Kinë.

Twitter ishte bllokuar edhe në Egjipit, pasi kishte shërbyer si një ndër ndihmat kryesore në rrëzimin e presidentit egjiptas Hosni Mubarak, janarin e kaluar dhe konsiderohet se ka pasur rol vendimtar në protestat në Lindjen e Mesme dhe regjioneve tjera. Por, tani Twitter ka mundësinë që të fsheh mesazhet në shtetin ku janë të ndaluara dhe në të njëjtën kohë këto mesazhe mund të vërehen në vendet tjera,

Nëse Twitter nuk largon një cicërimë, përdoruesit në atë vend ku është larguar ajo cicërimë do ta shohin atë si një cicërimë me sfond të hirtë dhe një porosi që ai mesazh është ndaluar. Sidoqoftë kompania akoma nuk ka përdorur këtë veti.

 

Lajmet e fundit>