Investim

Twitter blen TweetDeck-un

May 25 2011
0 Shpërndarje
Twitter blen TweetDeck-un

altTwitter ka finalizuar marrëveshjen për blerjen e klientit të popullarizuar për palë të treta, TweetDeck, në një marrëveshje që sipas CNN arrin në 40 milionë dollarë. Twiitter dhe TweetDeck akoma nuk kanë finalizuar blerjen, që është raportuar më herët këtë muaj nga TechCrunch, përderisa zëdhënësi i Tweeter deklaroi “ne vazhdojmë të mos komentojmë në thashetheme.

Tweetdeck është një nga aplikacionet më të popullarizuar shkaku i aftësisë për freskime në kohë reale. Por, me gjithë zgjerimin e paparashikuar të Twitter, ata deri më tani vazhdonin të injoronin idenë për klientë si palë të treta.

Tregimi për blerjen e TweetDeck, daton që nga muaji prill, kur Wall Street Journal raportoi që Twitter gjendej në “bisedime të avancuara” për blerjen e TweetDeck. Kjo filloji një të ashtuquajtur luftë-ankandi në mes të Twitter dhe UberMedia, që ka tre klientë mobil të palëve të treta më të popullarizuar. UberMedia ishte raportuar që po negocionte me TweetDeck, por Twitter kishte ndërhyrë në ato negociata.

Marrëveshja për blerjen e TweetDeck nga ana e Twitter pothuajse ishin përmbyllur gjatë fillimit të muajit maj, kur TechCrunch raportoi që marrëveshja sillej diku rreth 40 deri 50 milionë dollarë. CNN konfirmoi që marrëveshja ishte nënshkruar të hënën, në vlerë prej 40 milionë dollarë të përziera në para të gatshme dhe stoqe.

Pse Twitter do të blente një klient të palëve të treta? Blerja e TweetDeck më shumë shihet si një lëvizje mbrojtëse. UberMedia tashmë kontroll një numër të madh të aplikacioneve mobile, dhe TweetDeck do ti jepte më shumë terren kundër planeve të Twitter që të frenoj klientët e palëve të treta për të dyfishuar funksionalitetin e aplikacioneve të tyre zyrtare dhe uebfaqes.

Pasi që asnjëra palë nuk kanë konfirmuar marrëveshjen, akoma nuk dihet se çfarë do të ndodh me aplikacionin e popullarizuar TweetDeck.

Lajmet e fundit>