Investim

Twitter blen startupin Summify

Jan 20 2012
0 Shpërndarje
Twitter blen startupin Summify

Rrjeti shoqëror Twitter ka blerë startup biznesin, Summify, një shërbim që përmbledh përmbajtjet në feed-et e rrjeteve shoqërore të përdoruesve në Google, Facebook dhe Twitter.

Si rezultat i këtij transaksioni faqja Summify ka ndërprerë regjistrimin e llogarive të reja dhe ka mënjanuar disa veti të shërbimeve, shenja që tregojnë se kompania mund të ndërpret shërbimin në përgjithësi dhe të bëhet pjesë integrale e Twitter.

Në njoftimin e tyre nga Twitter nuk deklarojnë se si do të shfrytëzojnë Summify në shërbimin e mikrobllogimit, por problemet e Twitter janë të njohur. Përdoruesit e këtij rrjeti shoqëror kanë probleme me përzgjedhjen e cicërimave më të rëndësishme dhe më interesante dhe largimin e atyre irelevante për ta. Për momentin të gjithë marrin një mori cicërimash të ndryshme, nga të cilat ndoshta vetëm një numër i vogël përshtatet me shijet dhe kërkesat e tyre.

Prandaj supozohet që Twitter do të përdor Summify pikërisht në këtë drejtim, për të funksionalizuar filtrimin e cicërimave sipas vlerësimit të përdoruesve.

 

Lajmet e fundit>