Investim

Twitter blen platformën Posterus

Mar 13 2012
0 Shpërndarje
Twitter blen platformën Posterus

Twitter ka blerë kompaninë blloguese Posterus. Inxhinierët, menaxherët e produktit dhe anëtarët tjerë të stafit do të bashkohen me skuadrën e Twitter për të punuar në disa iniciativa kyçe të pronarëve të rinj.

Platforma Posterous Spaces do të mbetet në funksion dhe do të operoj pa ndërprerje, deklarojnë nga Twitter. “Ne do ti njoftojmë me kohë përdoruesit për çfarëdo ndryshimi në shërbim,” deklarojnë nga Twitter duke shtuar që pronarët e ri të Posterous do të këshillojnë përdoruesit se si mund të lëvizin dhe ruajnë përmbajtjet e tyre në Posterous gjatë javëve në vazhdim.

“Ne gjithmonë kërkojmë për njerëz të talentuar të cilët kanë pasionin dhe personalitetin ti bashkohen Twitter,” deklarojnë nga kompania duke veçuar stafin e kompanisë si një ndër arsyet kryesore për këtë blerje.

Termet financiare të transaksionit nuk janë publikuar.

Posterous ka filluar në korrik të vitit 2008 në San Francisco, dhe ka zhvilluar dhe lançuar Posterous Spaces me një fokus në mundësimin e shpërndarjes private dhe grupore për një audiencë të gjerë.

Lajmet e fundit>