Investim

Twitter blen kompani antimalware

Jan 24 2012
0 Shpërndarje
Twitter blen kompani antimalware

Twitter ka blerë firmën për siguri në internet, Dasient, që është edhe një kompani startup që futet nën ombrellën e Twitter.

Dasient është një kompani për teknologji antimalware të bazuar në cloud, dhe që nga themelimi me 2010 shërben për të mbrojtur rrjetet reklamuese dhe publikuese nga reklamat malinje. Para kësaj, gjatë vitit 2009 kompania kishte lançuar një ueb platformë antimalware që ishte në gjendje të skanonte URL-të dhe uebfaqet për prezencën e përmbajtjeve të dëmshme.

Kjo blerje e Twitter edhe një herë simbolizon interesimin e rrjetit shoqëror për zgjerimin e të hyrave nga reklamat përfshirë edhe mesazhet dhe llogaritë e promovuara të Twitter.

Më herët gjatë muajit, Twitter kishte blerë edhe një kompani tjetër startup, Summify, që mbledh informatat më të rëndësihme nga Google, Facebook dhe Twitter dhe i dërgon ato nëpërmjet email ose uebfaqes në iPhone-in e përdoruesit.

 

Lajmet e fundit>