Internet

Twitter bëhet 5 vjeç, shkon prej 0 në 140 milion cicërima në ditë

Mar 22 2011
0 Shpërndarje
Twitter bëhet 5 vjeç, shkon prej 0 në 140 milion cicërima në ditë

altPara pesë viteve, bashkëthemeluesi i Twitter Jack Dorsey plasoi cicërimën e parë . Ajo që filloi si një eksperiment i mikrobloging (jo më shumë se 140 karaktere) sot është bërë një fenomen i jetës së përditshme të atyre që shfrytëzojnë internetin. Twitter tani ka më shumë se 200 milion përdorues duke përfshirë entuziastë të teknologjisë (kuptohet @pcworldalbanian nuk mungon), yje të skenave të ndryshme artistike, dhe madje edhe presidenti i SHBA-së ka llogari në Twitter. Në vitin 2007 Twitter nisi me rreth 5,000 cicërima në ditë, por në vitin 2009 gjërat ndryshuan dhe rrethanat e shndërruan atë në një kanal transmetimi për shumë ngjarje të mëdha.

 

Kur vdiq Michael Jacskon, Twitter shprehu me 456 cicërima në sekondë – që ishte rekord për këtë faqe, e tani në rezultatet e reja Twitter përballon diku rreth 140 milion cicërima në një ditë të zakonshme, apo 1,600 sosh çdo sekondë.

Faqja pati ndikimin e vet edhe gjatë protestave në Moldavi, Iran, Tunizi dhe Egjipt, duke u bërë një vend komunikimi dhe duke u shfrytëzuar për të koordinuar plane dhe për të transmetuar mesazhe. Departamenti Amerikan i shtetit vuri në pah rolin e rëndësishëm të Twitter në skenën botërore, kur gjatë protestave në Iran, kërkoi nga kompania që të shtyjë procedurat e planifikuara të mirëmbajtjes në mënyrë që rrjeti të jetë në funksion.

Por me rritjen eksplozive balena e dështimit bëhet një prej ikonave më të famshme para përdoruesve dhe ajo paraqitet shpesh kur infrastruktura e faqes nuk arrin të përballojë kërkesat e përdoruesve.

Gjatë rrugës për tu shndërruar në një biznes, Twitter tani ka rreth 400 punëtorë dhe ka arritur të tërheq mbi 360 milion dollarë nga investitorët, megjithatë rezultatet në të hyra nuk janë ende në nivele të kënaqshme. Nëse Twitter dëshiron të kthejë cicërimat në profit, gjigantët si Google dhe Microsoft duhet ta paguajnë atë që të kenë qasje në cicërimat e saja në kohë reale, dhe gjithashtu duhet të definojë politika të martkeingut.

Lajmet e fundit>