Internet

Twitter bashkohet me American Express për platformë reklamuese

Feb 20 2012
0 Shpërndarje
Twitter bashkohet me American Express për platformë reklamuese

Twitter është bashkuar me American Express për të ofruar qasje në një platformë reklamuese për të gjithë tregtarët dhe pronarët e kartelave të American Express. Kjo platformë do të shërbej për biznese të vogla dhe do lançohet nga kompania në fund të muajit mars.

10 mijë bizneset e para që regjistrohen do të marrin 100$ reklamime falas në reklamat e Twitter kur të fillojnë të përdorin platformën.

Twitter ka njoftuar për këtë ofertë në faqen reklamuese duke ftuar pronarët e kartelave të American Express dhe tregtarët tjerë të provojnë “zgjedhjen e tyre të re reklamuese për biznese të vogla.”

Platforma reklamuese e Twitter është pritur për një kohë të gjatë, por fillimisht ajo do të jetë në dispozicion vetëm për biznese që faturohen në SHBA, të cilat nuk janë reklamuar kurrë më parë në Twitter.

Programi për momentin është i hapur për pronarët e kartelave American Express dhe tregtarët e tyre që përdorin Twitter-in për të dërguar lajme biznesore dhe përditësime tek ndjekësit e tyre, tregtarë të cilët rregullisht bashkëveprojnë me përdoruesit e Twitter me anë të shërbimeve të tyre.

Twitter për momentin është duke testuar versionin beta të platformës me disa reklamues të programit të tyre të njohur si Cicërimat e Promovuara (Promoted Tweets) që janë të vlerësuar me “kosto-për-angazhim”, ashtu që bizneset paguajnë vetëm kur një përdorues “ri-cicëron, përgjigjet, apo favorizon” një Cicërimë të Promovuar. Llogaritë e Promovuara shfaqen në kërkimet në Twitter dhe rekomandimet “kë për të ndjekur”.

Muajin e kaluar Twitter bleun kompaninë për siguri në internet Dasient që kishte shfaqur një shërbim për rrjete reklamuese dhe publikuese duke i mbrojtur nga reklamat malinje.

 

Lajmet e fundit>