Siguri

Twitter aktivizon HTTPS

Feb 21 2012
0 Shpërndarje
Twitter aktivizon HTTPS

Twitter ka aktivizuar HTTPS për të gjithë përdoruesit që domethënë se trafiku në faqen mikroblloguese tani është i kriptuar duke ofruar mbrojtje më të mirë kundër sulmeve.

HTTPS mbajnë “cookie”-t e sesionit të koduara përgjatë tërë kohës sa zgjat sesioni në Twitter duke ndaluar ndërprerjen e informacionit. Twitter kishte aktivizuar këtë teknologji qysh në mars të vitit të kaluar nga kur përdoruesit mund të zgjedhnin të përdornin këtë teknologji, e sugjeroj sidomos për ata që përdornin lidhje të pasigurta interneti si hotspotet publike Wi-Fi.

Ata që nuk dëshirojnë të përdorin HTTPS akoma kanë mundësinë të ndalin këtë, por dallimi është që tani ato aktivizohen vetvetiu tek të gjithë përdoruesit, e jo si më parë kur nevojitej që vet përdoruesi ti aktivizonte ato.

Ky hap i Twitter është përshëndetur nga firma për siguri Sophos, e cila deklaroi që përdorimi i hotspotevepublike Wi-Fi për tu qasur në Twitter pa aktivizimin e HTTPS mund ti lejoj hakerët të “nuhasin cookie-t tuaja”. Kjo do të thotë që ata mund të postojnë cicërima në emrin tuaj ose të lexojnë mesazhet tuaja të drejtpërdrejta private.

Google ishte e para në mesin e kompanive më të mëdha në internet që kishte adaptuar HTTPS në faqet e saja në janar të vitit 2010. Kështu që rrjeti shoqëror i kësaj kompanie, Google Plus tashmë ka pasur të aktivizuara HTTPS që nga lançimi.

Lajmet e fundit>