Internet

Turqia heq ndalimin e YouTube

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
Turqia heq ndalimin e YouTube

Dy vjet pas bllokimit të hyrjes në faqen e internetit për shkak se materialet konsiderohen ofenduese për themeluesin e shtetit, Kemal Ataturk, Turqia ka hequr ndalimin e hyrjes në YouTube. Ministri i Transportit, Binali Jildirim, i cili mbikëqyr çështjet e internetit, tha se qeveria ka kontaktuar Google, e cila zotëron YouTube.

Binali tha se nuk ka asnjë arsye për ndalimin tani që videot ofenduese  janë zhdukur.Fyerja e Mustafa Kemal Ataturkut apo e “turqizmës” është e paligjshme në Turqi. Duke dalë në një televizion lokal ditë më parë, Binali tha se ndalimi ishte hequr pasi “mbizotëroi logjika e përgjithshme”.

Lajmet e fundit>