Slider

Turistët evropianë refuzojnë internetin për tarifa më të ulëta hotelesh

Aug 7 2012
0 Shpërndarje
Turistët evropianë refuzojnë internetin për tarifa më të ulëta hotelesh

A do të pranonit të mos përdornit internetin në hotel nëse kjo gjë do të nënkuptonte çmime më të lira dhome?

Një sondazh i realizuar kohët e fundit tregon se evropianët, për dallim nga amerikanët, janë më të predispozuar të mos përdorin internetin për të kursyer gjatë pushimeve të tyre.

Në sondazh u anketuan mbi 6000 turistë nga faqja e udhëtimeve në internet Trivago se nga cilat shërbime të hotelit do të hiqnin dorë nëse behej fjalë për të kursyer para.

Rezultatet dëshmojnë se 21% e portugezëve, 15% e britanikëve, 14% e italianëve kanë më tepër probabilitet të heqin dorë nga Wi-Fi sesa nga TV në hotelet e tyre. Këto shifra krahasohen me vetëm 4% amerikanë.

20% e amerikanëve nga ana tjetër, do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga TV për të kursyer – ndoshta për arsyen se pjesën më të madhe të shfaqjeve dhe serialeve mund t’i ndjekin nga laptopi apo tableti online.

Shërbimi për të cilin shumë pak nga turistët nuk ishte i gatshëm të hiqte dorë ishte ajri i kondicionuar. (CIO Albanian)

Tags >

wi-fi
Lajmet e fundit>