Business & Management

Tumblr kishte 16.6 milionë dollarë para të gatshme (kesh) kur Yahoo e bleu atë

Aug 20 2013
0 Shpërndarje
Tumblr kishte 16.6 milionë dollarë para të gatshme (kesh) kur Yahoo e bleu atë

Yahoo Chief Executive Marissa Mayer speaks at a news conference in New YorkSipas Reuters, shërbimi për blogim, Tumblr, kishte 16.6 milionë dollarë para të gatshme (kesh) kur ndërmarrja Yahoo e bleu atë majin e vitit të kaluar për 1.1 miliardë dollarë, ka treguar një dorëzim tek rregullatori nga Yahoo gjatë të enjtes.

Marrëveshja për Tumblr ishte më e madhja që kur shefja ekzekutive Marissa Mayer e mori këtë rol në korrik me një përqendrim në rikthim të një rënieje të gjatë në biznesin dhe trafikun e uebit të Yahoo.

Marrëveshja e bëri themeluesin dhe bashkë-themeluesin e Tumblr, David Karp, 27 vjeçar, multimilioner. Blogu për teknologji AllThingsD raportoi gjatë të enjtes hollësitë për dorëzimin e bërë.

Yahoo po ashtu tha që në dorëzimin e bërë në tremujorin e dhjetë me Komisionin për Siguri dhe Shkëmbim se do t’i jepte 41 milionë dollarë Karp-it në aksionet e përbashkëta me Yahoo dhe 40 milionë dollarë në para të thata (kesh) gjatë një periudhe prej katër vitesh derisa ai të mbetet një punëtor i Yahoo. Yahoo nuk iu përgjigj kërkesës së menjëhershme për të komentuar pas orëve të punës gjatë të enjtes. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>