Business & Management

Trusti raporton humbje prej 8.8 milionë eurosh

Jul 25 2012
0 Shpërndarje
Trusti raporton humbje prej 8.8 milionë eurosh

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, në tre mujorin e dytë të këtij viti ka pasur rreth 8.8 milionë euro kthim negativ nga investimet. Sipas Trustit, performansa negative e investimeve në tremujorin e dytë vazhdoi të jetë e lidhur kryesisht me krizën e borxheve në disa vende të Bashkimit Evropian, që përveç krizës së rënduar në Greqi ajo vazhdoi të shfaqet më fortë edhe në Itali, Spanjë e Holandë.

Kjo periudhë e tensionuar gjatë muajve prill e maj frikësoi investitorët dhe rivendosi në rrezik monedhën euro, çka bëri që bursat kryesore të botës të bien në nivele rekorde për vitin 2012.

Kjo ka ndikuar që të tkurret bilanci pozitiv i Trustit që e kishte në tre mujorin e parë në mbi 28 milionë euro kthim nga investimet. Ky bilanc pozitiv në gjashtë mujorin e parë ka rënë në 19 milionë euro, shkruan gazeta Tribuna Shqiptare.

Trusti njofton se rezultatet pozitive nga investimet bashkë me kontributet pensionale bënë që Fondi të ketë në fund të gjashtë-mujorit rreth 654 milionë euro mjete nën menaxhim. (CIO Albanian)

Tags >

Trusti
Lajmet e fundit>