Microsoft

Tronditen pozitat e Microsoft pas rënies së investimeve

Jan 31 2015
0 Shpërndarje
Tronditen pozitat e Microsoft pas rënies së investimeve

microsoft-stock-punished-as-concerns-multiplyInvestitorët i shkurtuan Microsoft 35 miliard dollar investime ditën e martë pa asnjë shpjegim të vetëm. Kompania më e madhe në botë e softuerëve, aksionet e të cilës u rritën me 30% në 12 muajt e fundit, duket se ka frikësuar investitorët me një sërë sinjalesh shqetësuese në raportin e të ardhurave që u bë publik ditën e hënë.

Analisti Scot Kestler deklaroi se rezultatet nuk ishin aq të këqija por gjithsesi mjaftojn disa probleme të vogla për të shqetsuar investitorët që shpenzojnë shuma të mëdha parash në këtë kompani. Problemi më i madh u pa në pjesën e tregut të kompjuterave i cili vjen si pasojë e ndryshimit të vlersimit të monedhave në krahasim me dollarin.

Investitorët sigurisht që ishin në dijeni dhe më përpara për këto probleme, por konferenca e së hënës ndikoi që ata të merrnin këtë vendim të habitshëm duke ulur vlerën e aksioneve të kompanisë me 9.25%. Kjo cilësohet dhe si dita më e keqe në kompani për ekzekutivin e saj Satya Nadella i cili deri para të hënës gëzonte mbështetjen e plotë të të gjithë investitorëve. Por mesa duket ata nuk kanë më besimin e mëparshëm tek ai. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>