Menaxhim Projektesh

Tri gjëra që duhet të dini se si funksionon kalendari i Linkedin

Jun 14 2012
0 Shpërndarje
Tri gjëra që duhet të dini se si funksionon kalendari i Linkedin

Lajme pa fund dolën gjatë javës së kaluar, të cilat tregonin se aplikacioni i LinkedIn për iOS, ishte duke grumbulluar shënime të plota nga takimet, duke përfshirë vendndodhjen, pjesëmarrësit, informacionin për hyrje dhe fjalëkalime, pa dijeninë tuaj.

Derisa veçoria të lidhë kalendarin tuaj me aplikacionin për LinkedIn, grupet e privatësisë u ankuan se nuk kishte ndonjë njoftim ose leje të posaçme që do t’ju njoftonte se siështë grumbulluar dhe ruajtur informacioni juaj. Gjatë javës së kaluar, LinkedIn u ballafaqua me vjedhjen e 6.5 milionë fjalëkalimeve të përdoruesve.

LinkedIn iu përgjigj raporteve, duke thënë se informacionet në kalendar nuk shpërndahen ose ruhen në serverët e vet.

Duke e ditur reagimin e ashpër nga përdoruesit, LinkedIn paraqiti ato që aplikacioni i bën dhe nuk i bën. Ai i përshkroi masat që është duke ndërmarrë në nivel përmirësues. Këto janë gjërat që ju duhet t’i dini:

1. Opsioni i kalendarit të LinkedIn është lëshuar

LinkedIn që ju kërkon lejen, përpara se t’i qaset kalendarit tuaj. Ndalja e kësaj veçorie të kalendarit është shumë e thjeshtë: Shkoni tek settings dhe klikoni butonin nga on në off.

2. LinkedIn nuk ruan ndonjë informacion kalendarik në serverët e vet

LinkedIn dërgon të dhëna nga kalendarët e vet, vetëm kur lëshohet aplikacioni LinkedIn. Rrjeti shoqëror thotë që kjo bëhet për të lidhur profilet e LinkedIn me pjesëmarrësit në takime. Të dhënat e kalendarit dërgohen në serverët e vet me një lidhje të sigurt SSL.

LinkedIn thotë se nuk iu qaset “në çfarëdo lloj rrethane” të dhënave tuaja në kalendar, përderisa ju keni zgjedhur sinkronizonizimin e kalendarit tuaj.

3. LinkedIn ka përditësuar rrugën se si funksionon veçoria

Duke u bazuar në reagimet e përdoruesve, LinkedIn thotë që nuk do të dërgojë më të dhënat e mbledhura gjatë takimeve që keni vendosur në kalendarin tuaj.

Në përpjekje për të edukuar përdoruesit rreth veçorisë së kalendarit, LinkedIn do të shtojë një lidhje “mëso më tepër” për të ofruar më tepër informacion rreth asaj, sesi përdoren të dhënat tuaja nga kalendari.

Sipas LinkedIn, ndryshimet ishin bërë në dyqanin e Apple gjatë javës së kaluar dhe së shpejti do të jenë në dispozicion. Përditësimet tashmë janë të gatshme në Android. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>