Mobile

Trendi i përdorimit të smartfonëve

Jun 2 2013
0 Shpërndarje
Trendi i përdorimit të smartfonëve

smartphoneNjë kërkim i ri nga Experian Marketing Services tregon se përdoruesit e iPhone harxhojnë 53% më shumë kohë se sa harxhojnë përdoruesit e Android mbi smartfonin e tyre. Përdoruesit e iPhone harxhojnë 1 orë e 15 min mbi pajisjet e tyre çdo ditë, ndërkohë që përdoruesit e Android harxhojnë 35% më pak, rreth 49 minuta.

Gjithsesi popullariteti për aktivitetet e secilës prej pajisjeve ndryshon. Telefonët Android janë më shumë të përdorur në raste telefonatash se iPhone. Përdoruesit e Android harxhojnë 28% më shumë në telefonata se përdoruesit e iPhone që harxhojnë 22%.

Ndërsa nga ana tjetër përdoruesit e iPhone harxhojnë më shumë kohë për të shkruar mesazhe se përdoruesit e Android. Përdoruesit e Android harxhojnë më shumë kohë në shfletimin në ueb se përdoruesit e iPhone. Sipas studimit të bërë iPhone drejton pjesën e rrjeteve sociale, e-maileve dhe fotografive. Si përdoruesit e Android edhe ata të iPhone harxhojnë pak kohë në lexim dhe në shikim videosh, më pak se 1% të ditës, ndoshta sepse preferojnë të lexojnë dhe të shohin video në tabletët meqenëse kanë ekrane më të mëdha. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>