Internet

Trendet në Twitter ndryshojnë shumë shpejt

Jun 5 2012
0 Shpërndarje
Trendet në Twitter ndryshojnë shumë shpejt

“Duke parë në termat dhe frazat e shprehjeve dhe në pyetësorët e kërkimit të kryera në kohë reale, ne shohim që termat ndryshojnë çdo një orë dhe janë shumë ndryshe në të ardhmen,” – tha shkencëtari dhe hulumtuesi i ndërmarrjes për statistika në Twitter, Jimmy Lin, në një postim në blogun e tij.

Ja çfarë vërejnë inxhinierët e Twitter gjatë hulumtimit:

– Duke hulumtuar te pyetësorët e kërkimit nga tetori 2011, ne shohim që, mesatarisht, rreth 17% e 1000 termave më të përdorur të kërkimit brenda një ore nuk janë ndër 1000 kryesoret, gjatë orës së ardhshme. Me fjalë të tjera, 17% e 1000 termave kryesore të kërkimit “tunden” gjatë një baze njëorëshe.

-Duke e përsëritur këtë në ditë të caktuara në vend të orëve, ne ende gjejmë se rreth 13% e 1000 termave kryesorë nuk janë ndër 1000 kryesoret gjatë ditës tjetër.

-Gjatë ngjarjeve madhore, shpeshtësia e kërkimeve rritet dramatikisht. Për shembull, më 5 tetor, duke ndjekur lajmin për vdekjen e bashkëthemeluesit të CEO-s së Apple, Steve Jobs, kërkimi “steve jobs” u ngrit nga një fraksion i papërfillshëm i numrit të pyetësorëve në 15% të pyetësorëve – pothuajse një në gjashtë kërkime të nisura! Shikoni: vëllimi i pyetësorëve është jashtë tabelave! Vëreni që pyetësorët e ngjashëm si “apple” dhe “stay foolish” kanë shënuar po ashtu ngritje. (CIO Albanian)

Tags >

twitter
Lajmet e fundit>