Business & Management

Tregu i pajisjeve grafike do të rritet ndjeshëm

Jul 17 2013
0 Shpërndarje
Tregu i pajisjeve grafike do të rritet ndjeshëm

GrafikSipas një studimi të lëshuar, tregu i pajisjeve grafike harduer dhe softuer do të rritet vitet e ardhshme si pasojë e kërkesave të lartë vizuale që aplikacionet po kërkojn.

Shitjet e pajisjeve harduerike që përputhen me kërkesa të larta grafike do të rritet në një nivel të konsiderueshëm gjatë viteve në vazhdim, duke sinjalizuar një ndryshim në të ardhmen për këtë treg që ka pas disa probleme për shkak të krizave globale.

Rritja e kërkesës për pajisjet mobile dhe interesimi në lojëra dhe në aplikacione të tjera vizuale do të ndikojë në rritjen e produkteve grafike. Teknologjia grafike po përmirësohet, ekziston një rritje e përdorimit të aplikacioneve video dhe foto. “Jemi në kërkim të mundësive teksa zhvendosemi nga aplikacionet standarde tek aplikacionet ueb dhe të konsumatorëve. Uebi po përdoret si një mjet shpërndarës për përmbajtjet grafike dhe kjo i inkurajon njerëzit të zgjedhin mjete të reja, të krijojnë përmbajtje sipas dëshirës”- thuhet në studim.

Tregu aktual i pajisjeve grafike këtë vit do të jetë rreth 121.5 miliardë $, duke u rritur me 115.8 miliardë $ që ishte në vitin 2012. Tregu i grafikëve do të zgjerohet me 142 miliardë $ deri në vitin 2016 sipas studimit. Tregu i pajisjeve grafike do të jetë shumë herë më i madh me atë të softuerëve grafike.

Shtija e pajisjeve harduerike grafike duke përfshirë edhe konsolat e lojërave, monitorët etj, do të arrijë në 106.93 miliardë $ këtë vit, ndërsa shitjet nga softuerët do të arrijë në 14.56 miliardë $. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>