Harduer

Tregu i gjysmëpërçuesve në rënie

Feb 1 2012
0 Shpërndarje
Tregu i gjysmëpërçuesve në rënie

Industria e gjysmëpërçuesve (semiconductor) do të shënoj një rritje më të ulët se sa zakonisht këtë vit si rrjedhojë e krizë ekonomike mbarëbotërore,  shpenzimeve më të ulëta dhe kërkesës në rënie për këtë produkt, deklarojnë nga firma hulumtuese IHS iSuppli.

Të hyrat totale në këtë industri këtë vit pritet të jenë 323 miliardë dollarë, që është një rritje prej vetëm 3.3% krahasuar me vitin e kaluar.

Performanca e ulët e këtij tregu do të vazhdoj trendin e vitit të kaluar, e nxitur nga telashet ekonomike në SHBA, Evropë, Japoni dhe Kinë.

Gjysmëpërçuesit përdoren në një gamë të gjerë të produkteve përfshirë PC-të, celularët e mençur, tabletët, veturat, dhe pajisjet mjekësore.

Sipas parashikimeve të iSuppli, prodhuesit e gjysmëpërçuesve do të zvogëlojnë shpenzimet dhe prodhimet këtë vit, në tentim për të distribuuar stoqet e mbetura, një hap vital në mbijetesën e fabrikave para ringjalljes së tregut në vitin 2013.

Shkurtesa në prodhimin e PC-ve do të ndikojë edhe në shkurtimin e kërkesës për DRAM, ku pritet një ulje prej 16.1% që në fakt është më mirë se ulja prej 26.8% që ndodhin vitin e kaluar.

Lajmet e fundit>