Uncategorized

Tre zhvillime të rëndësishme për të ardhmen e tregtisë mobile

Jul 1 2013
0 Shpërndarje
Tre zhvillime të rëndësishme për të ardhmen e tregtisë mobile

businessmanSipas një raporti të realizuar nga Juniper Research, vlera e transaksioneve të tregtisë mobile do të arrijë 3.2 trilionë $ në vitin 2017, krahasuar me 1.5 trilionë që mund të jetë gjatë këtij viti.

Njerëzit kanë filluar të përdorin masivisht pajisjet e tyre mobile për të marrë ofertat e fundit të produkteve apo shërbimeve dhe një pjesë e madhe e tyre e shohin më të thjeshtë dhe më të shpejtë të bëjnë edhe blerjet direkt nga këto pajisje. Rreth 54% e të anketuarve në një sondazh gjatë prillit 2013, u shprehën se kishin përdorur pajisjet e tyre mobile për të blerë diçka në muajin paraardhës.

Edhe pse tregtia mobile është ende në fazat e saj fillestare, po shohim hedhjen e hapave të para në këtë fushë. Por cilat do të jenë disa zhvillime të rëndësishme që priten të ndodhin në të ardhmen, të cilat do të jenë treguesit kryesorë të lulëzimit të kësaj lloj tregtie?

1. Blerja përmes njohjes së imazheve. Imagjinoni momentet kur shihni dike në rrugë që ka veshur një palë këpucë të cilat ju pëlqejnë shumë. Mjafton të bëni një foto dhe smartfoni juaj do t’ju çojë menjëherë në faqen ku mund të blini një palë. Kjo teknologji nuk është hedhur ende në treg megjithatë e ashtuquajtura “mobile image recognition (MIR)” ka filluar të tërheqë vëmendje.

2. Aplikacione që shtojnë përtej blerjes së thjeshtë online. Këtu përfshihen përshtypje reale dhe të detajuara që aplikacioni u ofron përdoruesve të shkruajnë, të dhëna me detaje mbi çmimet, shfaqja e produkteve që mund t’i interesojë përdoruesit bazuar në artikujt që ai ka parë apo blerë etj.

3. Angazhim më i mirë me markat. Komsumatorëve u pëlqen shumë të japin përshtypjet e tyre për produktet. Atyre u pëlqen gjithashtu t’i reklamojnë ato në mënyrë indirekte duke postuar foto apo statuse në rrjetet sociale. Të gjitha këto mund të shfrytëzohen fare mirë nga kompania për të krijuar një ndërlidhje me konsumatorin. Për shembull, dikush poston një foto të një produkti të sponsorizuar nga kompania dhe të gjithë miqtë e tij/saj që shohin postimin kanë mundësi që përmes blerjes nga pajisjet e tyre mobile të përfitojnë ulje çmimi përmes një kuponi të veçantë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>