Internet

Tre mënyra për ta bërë më të këndshëm furnizuesin e lajmeve në Twitter

May 1 2013
0 Shpërndarje
Tre mënyra për ta bërë më të këndshëm furnizuesin e lajmeve në Twitter

twitterNjerëzit që e përdorin shpesh Twitter-in ankohen se qëllimi i mediave sociale, i cili ishte dikur të sillte vlerë tek përdoruesit, ka filluar të zbehet teksa faqet e tyre kryesore mbushen me njoftime të pasakta, të mërzitshme apo pa kuptim. Përgjigjja jonë në këtë rast do të ishte: bëni ju diçka për ta ndryshuar këtë problem për veten tuaj.

Për shembull, nëse duhet të ndiqni të gjithë kolegët e punës dhe disa prej tyre postojnë mbi 50 herë në ditë, atëherë klikimi i butonit “mos e ndiq më” nuk është zgjidhja më e mirë.

Për të lehtësuar stresin që ju kap kur shihni postime të shpeshta e të bezdisshme ka disa mënyra të thjeshta.

Hapi i parë: Krijoni lista

Listat në Twitter janë miku juaj më i mirë. Së pari sepse përmes tyre keni mundësi të kategorizoni personat që ndiqni. Së dyti, ato mund të jenë private kështu që të gjithë “të bezdisshmit” mund t’i fusni në një listë të veçantë dhe t’i eliminoni postimet e tyre nga faqja juaj kryesore. Gjithashtu mund të krijoni lista në bazë të temave apo interesave tuaj.

Për të krijuar një listë, shkoni tek profili juaj dhe klikoni opsionin “Lists”. Do t’ju shfaqet një dritare pop-up ku mund të plotësoni hap pas hapi fushat përkatëse.

Hapi i dytë: Shihni vetëm listat që janë të rëndësishme për ju

Tani që keni krijuar listat, mos shihni më të gjitha postimet apo cicërimat që shfaqen në faqen kryesore. Si HootSuite ashtu edhe TweetDeck ju lejojnë të personalizoni shfaqjen e lajmeve që dëshironi të shihni. Në këtë mënyrë mund të eliminoni nga ekrani juaj ata që nuk dëshironi.

Hapi i tretë: Krijoni një llogari tjetër

Nëse e përdorni Twitter-in si konsumator, që do të thotë llogaria juaj është qendra për të marrë lajmet, për të “përgjuar” njerëzit apo për të parë foto, por ndërkohe nuk mund të bëni “unfollow” njerëzit që ndiqni tashmë për arsye të ndryshme, atëherë ka një zgjidhje tjetër. Askujt nuk do t’i bjerë në sy pjesëmarrja juaj në rënie nëse hapni një llogari tjetër (ndoshta edhe me pseudonim) ku ndiqni vetëm ata që ju interesojnë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>