Business & Management

Tre arsye pse Facebook Graph Search vlen për biznesin

Jan 19 2013
0 Shpërndarje
Tre arsye pse Facebook Graph Search vlen për biznesin

facebook.

Mark Zuckerberg zbuloi gjatë kësaj jave planin e tij për ta bërë të vlefshme dhe me kuptim çdo pëlqim, check-in apo etiketim në foto në rrjetin social, duke prezantuar Graph Search. fb graph search

Shërbimi është ende në fazën fillestare beta dhe nuk është i disponueshëm në të gjithë botën, por nëse i referohemi me kujdes biznesit, mund të dallojmë të paktën tre arsye kryesore se përse do ta ndihmojë biznesin e mesëm ky lloj kërkimi.

1. Angazhim

Të gjithë e dimë se Facebook-u është destinacioni online ku përdoruesit kalojnë pjesën më të madhe të kohës. Sipas një raporti të publikuar në maj, përdoruesit harxhojnë mesatarisht 8 orë në muaj në Facebook, më shumë se gjysma e kohës që kalohen në rivalin më të afërt të Facebook-ut.

Përveçse ka mbi 1 miliard përdorues të regjistruar, rrjeti tërheq 150 milionë vizitorë unikë çdo muaj. Por çfarë lidhje kanë të gjitha këto me Graph Search? Së pari, te gjitha këto të dhëna do të grumbullohen për të marrë një kuptim brenda platformës si dhe për të angazhuar konsumatorët.

Graph Search do t’u japë përdoruesve më tepër arsye për të shpenzuar edhe më shumë kohë në rrjet. Query-të të cilat përdoruesit mund t’i kërkonin në Google apo Bing, tani do të zënë një vend të rëndësishëm për t’u kërkuar në Facebook, pasi kështu mund të merren përgjigje më të personalizuara, duke qenë më tepër të lidhura me personin që po bën kërkimin.

2. Kërkim

Facebook-u e ka tashmë një “depozitë” gjigante me të dhëna të vlefshme për marketingun. Kompanitë kanë kaluar vitet e fundit duke analizuar faqet e fansave në Facebook, pëlqimet apo aspekte të tjera të rrjetit, në mënyrë që të lidhen sa më lehtë me klientët e rinj si dhe të fitojnë avantazh mbi konkurrentët. graphsearch

Graph Search i jep biznesit një mjet të fuqishëm.

Për shembull, një kërkim me fjalët “njerëzit që pëlqejnë faqen e kompanisë dhe jetojnë brenda një zone të caktuar” do të japë rezultate tepër të vlefshme për një marketer.

Mjafton vetëm pak kreativitet dhe mund të krijohen të gjitha korrelacionet e duhura mes biznesit dhe konsumatorit.

3. Marketingu

Reklamat e Facebook-ut janë në gjendje të targetojnë një nivel të caktuar përdoruesish. Për shembull, keni mundësi ta shpërndani njoftimin tuaj sipas vendndodhjes, moshës, gjinisë, interesave etj. Ashtu siç mund ta përdorin kriminelët kibernetikë Graph Search për të targetuar viktima potenciale për sulme phishing, bizneset e licencuara mund të përpiqen ta targetojnë në mënyrë më të saktë audiencën e tyre.

Sigurisht, Graph Search ka disa elemente privatësie brenda tij, por kërkimet bazohen në atë çka përdoruesit kanë ndarë me publikun dhe meqenëse shumë prej tyre janë të pavetëdijshëm mbi kontrollet e sigurisë, ose ndoshta shumë dembelë për të harxhuar pak kohë duke i vendosur në funksionim, ose edhe sepse nuk u intereson në fund të fundit – bizneset kanë mjaft të dhëna nga ku mund të gjenerojnë informacione të vlefshme. (CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>