Karriere

Travis Kalanick paditet nga investitori më i madh i Uber

Aug 11 2017
0 Shpërndarje
Sipas padisë së Benchmark Capital, Kalanick kishte tentuar të shtrijë pushtetin e tij mbi Uber nisur nga egoja e tij. Travis Kalanick paditet nga investitori më i madh i Uber

Travis Kalanick, ishte shefi ekzekutiv i Uber i cili la detyrën gjatë muajit Qershor si rezultat i presionit nga investitorët, tashmë është paditur në gjykatë nga një prej investitorëve më të mëdhenj.

Benchmark Capital, i cili zotëron 13% të aksioneve të Uber, akuzon Kalanick se është përpjekur të mbushë bordin drejtues me aleatë besnikë.

Ata thanë se Kalanick ishte duke u përgatitur për tu rikthyer si drejtues ekzekutiv i kompanisë.

Sipas padisë së Benchmark Capital, Kalanick kishte tentuar të shtrijë pushtetin e tij mbi Uber nisur nga egoja e tij.

Në padi thuhet se ai po përdor metodën e Steve Jobs për tu rikthyer. Në 1985-ën Jobs u largua nga Apple për tu rikthyer një dekadë më pas si triumfues.

Padia kërkon që tre pozicionet e reja në bord shtuar nga Kalanick të hiqen. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>