Uncategorized

Transparency International: Shqipëria dhe Kosova konkurrojnë me vendet afrikane për nivelin e korrupsionit

Jan 28 2016
0 Shpërndarje
Transparency International: Shqipëria dhe Kosova konkurrojnë me vendet afrikane për nivelin e korrupsionit

2Transparency International ditën e sotme publikoi listat vjetore të gjendjes së korrupsionit global ku në krye të saj janë Somalia, Koreja e Veriut, Afganistani dhe Sudani. Raporti fillon me një informacion rrënqethës ku thuhet se mbi 6 miliard njerëz jetojnë në vende të cilat kanë probleme serioze të korrupsionit.

Dhe një nga këto shtete janë edhe Shqipëria dhe Kosova. Shteti më i ri Europian, në vendin e 103-të, është padyshim ndër shtetet më të korruptuara në Europë duke qëndruar në një linjë me Moldavinë dhe lënë pas vetëm Bjellorusinë dhe Ukrainën.

Sipas Transparency International, vendet me korrupsionin më të lartë janë pikërisht ato vende ku mbizotërojnë konfliktet. Rast konkret është Angola ku 1 në 6 fëmijë vdes pikërisht nga korrupsioni i lartë dhe qytetarët e këtij vendi jetojnë me vetëm 2 dollar në ditë.

Së bashku me Shqipërinë në vendin e 88-të, dy vendet me popullsi shqiptare qëndrojnë të fundit në rajon për gjendjen e korrupsion madje edhe pas Bosnia Hergovinës duke konkurruar kështu me vendet Afrikane.

Danimarka, Finlanda dhe Suedia janë vendet me indeksin më të ulët të korrupsionit në botë. Ky indeks përcaktohet nga korrupsioni në sektorin publik me një matës që fillon nga 0-100. Rezultati përfundimtar i indeksi është i bazuar në opinione ekspertësh të sektorit publik dhe përcaktohet edhe në bazë të ndëshkimeve të ndërmarra ndaj zyrtarëve qeveritare për ndonjë aferë korruptive. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>