Karriere

Transferi i vitit: Gruaja më e fuqishme e Google kalon në Yahoo!

Jul 17 2012
0 Shpërndarje
Transferi i vitit: Gruaja më e fuqishme e Google kalon në Yahoo!

Marissa Mayer, që punonte si ekzekutive e lartë në Google, tani është punësuar në Yahoo në poziten e shefes ekzekutive.

Mayer do të jetë shefja e pestë ekzekutive në pesë vitet e fundit, duke e pasuar shefin e përkohshëm Ross Levinsohn. Levinsohn morri detyrën nga Scott Thompson këtë vit, i cili u pushua nga puna për shkak të parregullësive dhe mashtrimeve që kishte bërë në CV-në e tij, gjë që çoi në pushimin nga puna edhe të Carol Bartz.

Gjatë kohës së saj në Google, Mayer u bë personalitet i njohur dhe tashmë do të jetë një nga gratë më të fuqishme në Silicon Walley. Mayer ishte pjesë e ekipit që dizajnoi “pamjen dhe prekjen” e kërkimit të Google, Gmail-it dhe Google News.

“Unë jam e nderuar dhe e kënaqur që do ta udhëheq Yahoo-në, destinacionin primar të internetit për më shumë se 700 milionë përdorues,” tha shefja e re ekzekutive në një komunikatë për media.

Mayer kaloi 13 vjet në Google, dhe kohëve të fundit kishte nën mbikqyrje 1000 menaxherë të prodhimeve për lokacionet si dhe shërbimet lokale të kompanisë, përfshirë edhe Google Maps.

Edhe pse Yahoo ende mbetet portali më i madh dhe më i popullarizuar në ShBA, korrespondentët thonë se dështimi i Yahoo-së për tu bërë më “social” e ka dëmtuar rëndë kompaninë.

Shërbimi i lajmeve të Yahoo-së ende tërheq vëllime të mëdha të trafikut. Por produktet tjera, si makina e kërkimit dhe emaili kanë pësuar rënie. Të ardhurat e kompanisë nga reklamat poashtu janë në rënie e sipër.

Shefi i përkohshëm ekzekutiv Ross Levinsohn u mendua të ishte favorit për këtë pozitë para komunikatës së ditës së hënë se znj. Mayer do të merrte kreun e kësaj kompanie.

Korrespondentët thonë se zgjidhja e Mayer në krye të kompanisë sugjeron një fokus më të përparuar në teknologji dhe prodhime me përmbajtje online. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>