Investim

Toyota përgatit rrjet shoqëror për vozitësit

May 23 2011
0 Shpërndarje
Toyota përgatit rrjet shoqëror për vozitësit

altToyota Motor do të bashkëpunoj me Salesforce.com që të krijojnë një rrjet shoqëror për pronarët e veturave elektrike. Rrjeti shoqëror do të jetë privat dhe vetëm për pronarët e veturave hibride dhe do t’u ndihmojë atyre që të ndajnë këshilla të ndryshme ndërmjet vete për mirëmbajtjen më të mirë të veturave.

Toyota Friend, si do të quhet projekti, do ti lejoj blerësit e veturave që të kalojnë informatat më të reja dhe ti kujtoj ata për kohën dhe mënyrën e mirëmbajtjes.

Për shembull, me shërbimin Salesforce Chatter, Toyota mund të alarmoj një përdorues që vetura e tij ka bateri të harxhuar dhe ai duhet ta rimbush atë.

Prodhuesi i veturave do të lançojë Toyota Friend vitin e ardhshëm në Japoni, dhe më pas do ta zgjeron në SHBA e Evropë, së pari për pronarët e veturave elektrike, dhe më pas edhe për blerësit e hibridëve.

Toyota që shet vetura në 170 shtete, me anë të çipit të instaluar në çdo makinë me energji se çfarë këshilla duhet tu jap pronarëve me anë të sistemit automatik përgjegjës, tha zëdhënësi Shiori Hashimoto.

Ajo vazhdoi duke thënë që është më së lehti duke programuar veturat elektrike dhe ato hibride për sistemin, ndërsa nuk ka cekur nëse do të përfshihen edhe veturat me karburante.

Rrjeti gjithashtu mund të përfshihet në rrjetin shpërndarës të Toyotas, dhe pronarët e veturave mund të zgjedhin të ftojnë anëtarët tjerë të familjes dhe miqtë duke ftuar funksionet e ftesave në rrjet. Aplikacionet Toyota Friend do të jenë të gatshme për celularë të mençur dhe tableta, përderisa përdoruesit e PC mund të qasen me anë të uebit.

Toyota do të investojë 5.4 milionë dollarë për shërbimin, ndërsa Salesforce.com do të investojë rreth 2.7 miionë dollarë.

Microsoft do të investoj rreth 4 milionë dollarë për promocion në mënyrë që të ndërtoj vet rrjeti e bazuar në cloud të Toyota Friend. Muajin e kaluar ata njoftuan për bashkëpunim me Toyotan të bazuar në shërbimet telematike të platformë.

Lajmet e fundit>