Aplikacione

Toyota i bashkohet Fondacionit Linux

Jul 8 2011
0 Shpërndarje
Toyota i bashkohet Fondacionit Linux

Toyota është kompania e fundit që i është bashkuar Fondacionit Linux (Linux Fondation), i cili është i dedikuar në rritjen dhe zhvillimin e sistemit operativ me kod burimor të hapur, open-source, Linux.

Prodhuesi i veturave deklaroi që i bashkohet Fondacionit Linux si një anëtare e artë (Gold Member) që të maksimizojë investimet në Linux “përderisa të kujdeset për inovacionet e hapura në ekosistemin automobil.”

Si një anëtare e Artë, Toyota është një ndër pak anëtarë të mëdhenj të Fondacionit Linux që nuk është ofrues teknologjie. Grupet tjera të mëdha, anëtare të këtij fondacioni janë Google, BT, Fujitsu, Hitachi, HP, Oracle, Intel, IBM dhe Nokia.

“Linux na ofron neve fleksibilitet dhe maturi të teknologjisë që neve na nevojitet për të zhvilluar dhe evoluar teknologjinë tonë info-argëtuese brenda veturave, IVI (in-vehicle-infotainment) dhe sistemet komunikuese që të adresojmë pritjet e konsumatorëve tanë,” deklaroi Kenichi Murata, menaxher i përgjithshëm për zhvillime elektronike në Toyota.

Ai vazhdoi duke deklaruar që Linux Foundation “na ofron edhe forumin neutral në të cilin ne mund të bashkëpunojmë me kompanitë lidere për teknologji në mbarë botën ashtu që të hapim një inovacion që do të mund të shpejtonte këtë evoluim.”

Jim Zemlin, drejtor ekzekutiv në Linux Foundation, në lidhje me këtë marrëveshje deklaroi, “Lidershipi dhe inovacioni i dëshmuar i Toyota-s do të sjellin kontribute të rëndësishme në avancimin e Linux. Investimet e kompanisë në Linux janë një provë për praninë e gjerë të sistemit operativ dhe aftësinë e tij për të përkrahur nevojat e fundit të tregut.”

Lajmet e fundit>