Business & Management

Toyota bashkohet investimit 2.5 miliard dollarësh të Grab

Aug 30 2017
0 Shpërndarje
Investimi 2.5 miliard dollarësh do të rriste vlerën e Grab në 6 miliard dollar. Toyota bashkohet investimit 2.5 miliard dollarësh të Grab Photo Source: Reuters

Gjigandi Japonez i prodhimit të makinave Toyota u bë aksioneri më i ri i Uber-it Aziatik Grab pas një investimi prej 2.5 miliard dollarësh së bashku me SoftBank dhe Didi Chuxing.

Toyota tha se do të instalonte pajisjet e saja të regjistrimit në makinat e operuara nga Grab.

Nën një program pilot, Toyota do të instalojë pajisjen e saj TransLog në 100 makina me të cilën mund të analizojnë udhëtimet por edhe për të ofruar shërbimet e makinave të ndërlidhura.

Didi dhe SoftBank janë investitorë të Grab. Në Korrik dy kompanitë thanë se do të investonin 2 miliard dollar si dhe 500 milion të tjera do të vinin nga investitorë të tjerë.

Investimi 2.5 miliard dollarësh do të rriste vlerën e Grab në 6 miliard dollar.

Investimi është më i fundit në tregun e startupeve të Azisë Juglindore ndërsa kompanitë madhore kanë shtuar përpjekjet për tu shtrirë në ekonomitë e reja të këtij rajoni.

Ky sektor është dominuar kryesisht nga kompanitë teknologjike megjithatë edhe prodhuesit e njohur si Toyota, Volkswagen dhe General Motors kanë filluar të investojë tek ofruesit si Uber dhe Grab. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>