Harduer

TouchPad vetëm për 99 dollarë shitet me të madhe

Aug 21 2011
0 Shpërndarje
TouchPad vetëm për 99 dollarë shitet me të madhe

Disa shitës me pakicë i shitën të gjitha tabletat TouchPad të HP-së për vetëm pak orë gjatë të shtunës, pas uljes së madhe të çmimeve, të cilat tërhoqën blerës në njësitë e mbetura që shesin tabletën e cila është drejt shuarjes.

Modelet TouchPad u lajmëruan gjatë mëngjesit të së shtunës në dyqanet Best Buy dhe Staples kryesore në sheshin Union quare në qytetin e Nju Jorkut, thanë shitësit në dyqane. Një shitës në Best Buy tha që ishin plot blerës gjatë natës për të blerë tabletat dhe ishin tërhequr nga çmimi i ulët i TouchPad-ëve, të cilët ishin 99 dollarë me disk 16GB dhe 150 dollarë me disk 32GB.

Me një zbritje të madhe të çmimeve, pajisjet smartphone ishin marrë ishin blerë shumë në dyqanin Best Buy dhe aksionet e telefonave dhe tabletave nuk do të jenë të përditësuara, tha shitësi. Best Buy nuk shet më TouchPad në uebfaqen e vet dhe HP nuk ka më TouchPad në faqen e vet për blerje me pakicë, ku çmimet ishin duke filluar nga 99 dollarë.

Kjo sasi kaq e madhe e shitjeve vjen vetëm dy ditë pasi që HP dëshironte të shuante Grupin  e vet të Sistemeve Personale, që përfshin PC-të dhe pajisjet celularë. HP gjithashtu tha që do të ndalojë së zhvilluari tabletën TouchPad, vetëm pak më shumë se një muaj pasi që dolën në shitje modelet e para. Ndërmarrja gjithashtu është duke zbritur çmimin e zhvillimit dhe shitjes së pajisjeve smartphone, duke përfshirë Pre dhe Veer. Pajisjet funksionojnë në softuerin webOS dhe ndërmarrja tha që do të vazhdojë të zhvillojë platformën e vet SO dhe të hulumtojë mundësitë biznesore për SO-n, duke përfshirë edhe licensimin e tij tek ndërtuesit harduerik.

TouchPad-i doli në shtije në fillim të muajit korrik, por nuk arriti që të garojë kundër iPad-it të ndërmarrjes Apple dhe tabletave që kanë sistemin operativ Android të ndërmarrjes Googel. TouchPad ishte kritikuar për ekosistemin e madh, të ngadalshëm dhe të pazhvilluar. Një model TouchPad me disk 16GB ishte 499 dollarë dhe një model 32GB ishte 599 dollarë./cio.al

Lajmet e fundit>