Business & Management

Toshiba shet biznesin e çipeve NAND tek një konsorcium i mbështetur nga Apple

Sep 28 2017
0 Shpërndarje
Konsorciumi Pangea drejtuar nga Bain Capital do të marrë drejtimin e biznesit të çipeve i cili do të vijojë të operojë si një filial i Toshiba. Toshiba shet biznesin e çipeve NAND tek një konsorcium i mbështetur nga Apple

Toshiba njoftoi ditën e Enjten shitjen e biznesin të çipeve të memories për 18 miliard dollar tek një konsorcium drejtuar nga Bain Capital LP pas një përpjekje disa mujorëshe në rrugëtimin e të cilës u përfolën edhe emra të mëdhenj si Apple, Foxconn, Western Digital dhe Broadcom.

Shitja është e dyta për nga madhësia në historinë e çipeve NAND ndërsa pjesë e konsorciumit është edhe gjigandi i iPhone.

Prej muajsh Toshiba ka synuar shitjen e biznesit të çipeve për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga biznesi nuklear në SHBA.

Marrëveshja është shumë e rëndësishme jo vetëm për Toshiba, por për mbarë industrinë. Përfshirja e Apple nga frika se Samsung – prodhuesi më i madh në botë i çipeve NAND – mund të përfitonte nga situata e vështirë që po kalonte gjiganti Japonez.

Konsorciumi Pangea drejtuar nga Bain Capital do të marrë drejtimin e biznesit të çipeve i cili do të vijojë të operojë si një filial i Toshiba.

Ky i fundit ka premtuar të ri-investojë 3.5 miliard dollar së bashku me Bain, Hoya, SK Hynix dhe kontingjentin Amerikan të cilët ofrojnë 1.8 miliard, 240 milion, 3.5 miliard dhe 3.7 miliard dollar respektivisht.

Konsorciumi gjithashtu ra dakord ti jep 50% të fuqisë së votës Toshiba dhe Hoya për të larguar shqetësimet e qeverisë Japoneze e cila i trembet transferimit të teknologjisë së Toshiba.

Marrëveshja do të finalizohet në Mars të 2018-ës, momentin kur shënohet fillimi i vitit të biznesit për Japoninë. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>