Business & Management

Toshiba shënoi humbje rekord me vlerë 4.53 miliard dollar pas skandalit të financave

Dec 21 2015
0 Shpërndarje
Toshiba shënoi humbje rekord me vlerë 4.53 miliard dollar pas skandalit të financave

A visitor looks at a display of Japan's Toshiba company during the IFA Electronics show in Berlin, Germany in this September 4, 2014 file photo.  REUTERS/Hannibal Hanschke/Files

Gjigandi japonez Toshiba por kalon momente të vështira për të cilat shkak ishte mashtrimi fiskal i bërë publik në Mars të 2015-tës. Ditën e sotme kompania bëri të ditur se do të shkurtonte 5 % të fuqisë punëtore pas skandalit 1.3 miliard dollarësh për tu fokusuar më tej në mikroçipet dhe energjinë nukleare.

Por pyetja që të gjithë analistët bëjnë është se a do ti mjaftojë kjo kompanisë 140 vjeçare për ty kthyer në pozita dominuese duke pasur parasysh rënien e të ardhurave dhe fitimeve pas fatëkeqësisë së Fukushimas në tërmetin e 2011-tës.

Që në muajin Prill e gjer më sot vlera e aksioneve ka rënë me 40 % raportoi agjensia e lajmeve Reuters. Toshiba aktualisht gjendet në një fazë ristrukturimi dhe hetimi për skandalin e frikshëm që shkatërroi jo vetëm reputancionin por edhe financat e kompanisë.

Humbjet që nga zbulimi i skandalit llogariten në 4.53 miliard dollar. Firma do të heqë nga puna në divizionin e elektronikës 6,800 punojës duke e dërguar këtë shifër përtej pritshmërive në 10,000 të pushuar.

“Toshiba beson se vetëm përmes këtij plani do të rifitojë besimin e aksionerëve,” tha shefi ekzekutiv Masashi Muromachi.

Tags >

toshiba
Lajmet e fundit>