Business & Management

Toshiba lajmëron HDD me kapacitet më të lartë

Jul 14 2012
0 Shpërndarje
Toshiba lajmëron HDD me kapacitet më të lartë

Toshiba sot njoftoi për lansimin e 4 HDD-ve të rinj 2.5 inçësh, secili me një shpejtësi transmetimi 10500 RPM.

Sipas kompanisë, hard disku me kapacitet më të lartë në këtë seri AL13SE, 900GB AL13SEB900, është gjithashtu dhe lider në industrinë e përgjithshme, në fushën e 2.5 inçëve me 10500RPM.

Toshiba deklaroi se: “AL13SEB900 arrin të bëhet lider me kapacitetin e vet prej 900GB duke përdorur një regjistrim magnetik me teknologji më të mirë, si dhe një shtresë tjetër magnetike me trashësi 856 Mbit/mm2 (552Gbpsi).”

Falë trashësisë së saj në rregjistrim, AL13SEB900 rrit shpejtësinë e transmetimit me 286MB/s, shifër kjo që është diku rreth 32% më e lartë se parardhësja e vet, MBF 2600RC.

HDD-të tjera 2.5 inçëshe janë modelet 300GB AL13S3B300, 400GB AL13SEB600 dhe 600GB AL13S3B600. Nuk ka ende asnjë të dhënë zyrtare rreth çmimit që do kenë, por gjithsesi pritet të bëhen të dituara muajin e ardhshëm. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>