Investim

Toshiba jep prioritet Western Digital për shitjen e biznesit të çipeve

Aug 23 2017
0 Shpërndarje
Në Qershor Toshiba zgjodhi një konsorcium mbështetur nga qeveria Japoneze e përbërë nga Bain Capital dhe SK Hynix si blerësit potencialë. Toshiba jep prioritet Western Digital për shitjen e biznesit të çipeve Photo Source: Reuters

Gjigandi Japonez Toshiba u dha prioritet bisedimeve me Western Digital për shitjen e biznesit të saj të çipeve ndërsa negociatat me ofertuesin tjetër dështuan raportoi gazeta japoneze Nikkei.

Aksionet e konglomeratit u rritën me 4.6% i cili është në kërkim të të ardhurave për të rikuperuar humbjet e 18 miliard dollarëshe nga biznesi nuklear në SHBA.

Në Qershor Toshiba zgjodhi një konsorcium mbështetur nga qeveria Japoneze e përbërë nga Bain Capital dhe SK Hynix si blerësit potencialë.

Por bisedime dështuan pas Western Digital dërgoi Toshiban në gjykatë me arsyetimin se kjo e fundit duhej të merrte aprovimin e një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të vetë Western Digital.

Sipas disa burimeve Toshiba vijon bisedime edhe me Foxconn krahas Western Digital. Raportohet se Western Digital kishte ofruar 18 miliard dollar. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>